Banorët e Karaqevës së Poshtme në adresën e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë dërguar letër ankese për tokat e tyre të cilat Serbia pretendon ti marr.
Kjo letër iu është dërguar Kryeministrit, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca, transmeton arbresh.info
Banorët e Karaqevës kërkojnë që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet rreth kësaj teme si pike e rendit të ditës, pasi që në atë territor 170 pronar të tokave humbin territoret e tyre, për të cilat posedojnë dokumentacione./arbresh.info/
Letra e plotë:
Nga Bashkësia Lokale-Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme
Nr.Prot 2/4.2021
K.Kamenicë
-Letër për Instutucionet e Republikës së Kosovës për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti
-Për Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani-
-Për Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Z.Glauk Konjufca-
Të nderuara,Instutucione të lart përmendura me anë të kësaj kërkese ,ne banorët e brezit kufitar Karaqevë kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar,që nga viti 2001 e deri më sod,ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëj shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë-Territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfalltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë vetur zyrtare e Kosovës.E kanë të ndaluar rrepsishtë që nga marrveshja tekniko ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999.Ju është servuar faktorit ndërkombtar kjo marrveshje e falcifikuar,në atë takim është dorzuar harta e falcifikuar dhe dokumentet e falcifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s.Mirpo me ndihmen e Sllobodan Milloshevic gjenerali i ka dorzuar faktorit ndërkombtar ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i Nato-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin nderkombtar me harta dhe dokumente te falcifikuara.Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt ti falim,të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë.Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës.Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaçevës si pikë e rendit të ditës,sepse ne atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre,që posedojnë dokumentacione,katastrale,hartografike,gjeografike,pedologjike që e dokumentojn se është pjesë e Fshtatit Karaçevë-Territor i Republikës së Kosovës.Dhe kerkojmë nga ju që të mos lejohet coptimi i Kosovës.Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel.
Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht.
Me respekt.
Karaqevë
21.04.2021 Mob.kont 044-620-875
Nga Bashkësia Lokale-Karaqevë e Poshtme
Kryetar-Selver Lenjani
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...