Ditëve të fundit ka shënuar rënie numri i personave të prekur nga Covid-19.
Megjithatë, numri i vdekjeve ende vazhdon të mbetet i larë.
Shtatë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 vetëm gjatë 24 orëve të fundit, shkruan arbresh.info
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç)”, njofton Instituti i Kosovës për Shëndetësi Publike.
Ndërsa 335 persona janë infektuar me këtë virus./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
484 TË SHËRUAR DHE 335 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.252 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 335 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 103.815 raste nga 517.734 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.125 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 484 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.812 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.878.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 55 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 25 raste, Gjakovë 21 raste, Podujevë 21 raste, Klinë 19 raste, Prizren 19 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Gjilan 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 9 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kamenicë 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Zubin-Potok 2 raste, Rahovec 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Tahiri për seancën e jashtëzakonshme të FSK-së: Vetëm një qe...
Ushtria kineze rrethon Tajvanin gjatë stërvitjeve “paralajmë...
Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë
Pesë raste të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit...
Arrestohen tre persona, pasi sulmuan dy persona të tjerë në ...
Arrestohet një person për kanosje të një zyrtari policor në ...