Hurmat përveç faktit se janë shumë të shijshme, kanë edhe shumë vlera ushqyese, dhe të pasura me mbi 7 lloje të vitaminave.
Kështu thotë Visar Kadriu, i cili mbanë mbi 15 lloje të hurmave në dyqanin e tij organik.
Ai tregon se, hurmën nga frutat e tjerë e veçon pasi që përmban mbi 7 lloje të vitaminave, e ndër to janë vitaminat A, B, B1, B2,D,E.
“Hurma është një nder frutat me mineralet më të shumta, dhe përfitimet në aspektin shëndetësore nga hurma janë të mëdha. Ndihmon në problemin e tretjes, dhe ushqyes i kockave, freskues për mendjen. Gjithashtu hurma arabe është e dobishme edhe për gratë shtatzëne. Hurma përmban mbi 7 lloje të vitaminave nder tonë janë vitamina A, B, B1, B2,D,E kalcium, magnez dhe kjo është ajo që e veçon hurmën prej frutave të tjera”, thotë Kadriu.
Sipas tij hurma “Sukeri” nga Arabia Saudite, po kërkohet më së shumti nga qytetarët, pasi që njihet me vlera mjaft të larta ushqyese.
“Lloje të hurmave ka shumë në botën arabe, janë mbi 60 lloje apo më shumë, por tek në Kosovë në treg ka pasur rreth 15 lloje të hurmave. Hurma që po kërkohet më së shumti nga qytetarët që është edhe me çmim më të ulët është Hurma “Sukeri”, dhe veçoria e kësaj hurme është që edhe personat me diabet mundin ta përdorin, është dhe lehtësues e dhimbjeve të ndryshme, për gratë shtatzëna, për tensionin e lartë të gjakut, dhe goditen në zemër, trurin e mbanë më të freskët.
Dhe çdo 100 gramë e hurmës përmban mbi 13 miligramë acidfolik i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.”
Kërkesa nga qytetarët për të blerë hurma, thotë se është rritur edhe më shumë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Kërkesa nga qytetarët vazhdimisht është duke u rritur, sidomos gjatë këtij muaji te ramazanit, por jo vetëm në muajin e Ramazanit, qytetarët kanë filluar me përdor hurmën vazhdimisht. Furnizimi i Hurmave në Kosovë vjen prej Arabisë Saudite”.
Edhe, Fuad Vila që në dyqanin e tij Organik mbanë Hurma nga vende të ndryshme, tregon për vlerat që i kanë secila.
Kemi hurma nga Palestina “Jambo” dhe “Medium”, hurma “Safay” të Medinës, dhe “Sukeri” nga Arabia Saudite, hurma “Axhvma” nga Medinës.
“Hurmat kanë të njëjtat veti vetëm që dallon forma dhe madhësia dhe vendi ku bëhet hurma. Hurma ‘Medium’ dallon nga madhësia. Hurma ‘Medina’, është më e thatë , hurma “Jambo”, është më e lëngshme dhe mbron trupin nga qelizat kanceroxhene. Hurma “Axhvma” nga shteti i Medinës është e thatë, por është shumë ushqyese. Nga ngjyra dallojnë pasi që rriten në vende të ndryshme, por vlerat i kanë secila hurme të ngjashme”.
Ndryshe, prezenca e hurmës në tavolinat e besimtarëve myslimanë është e pashmangshme. Madje me të edhe nis iftari./A.Zeka/arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...