Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës ka thënë se njësitë e kujdesit intensiv po luftojnë për të përballuar valën e tretë të infeksioneve nga koronavirusi, prandaj i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë për trajtimin e pacientëve, sipas një zyrtari belg të Shëndetësisë.
Gjermania kishte pranuar pacientë me koronavirus nga Belgjika në nëntor të vitit të kaluar kur atje kishte një valë të pandemisë, njofton Klan Kosova.
Në fillim të kësaj jave, Gjermania pranoi sërish pacientë që vuanin nga COVID-19, të cilët u dërguan në një qytet të afërt kufitar.
“Gjermania është përgatitur të marrë përsipër pacientët”, ka thënë zyrtari belg, Marcel Van der Auwera.
Van der Auwera tha se personeli i spitalit në Belgjikë ishte “i rraskapitur dhe se kishin dalë prej vetes së tyre”. Por, ai nuk specifikoi se sa pacientë mund të transferohen në spitalet gjermane.
Van der Auwera shtoi se kishte vetëm 82 shtretër aktualisht në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin.
Sidoqoftë, Belgjika ende planifikon të lehtësojë kufizimet në javët e ardhshme, shkruan DW.
Kryeministri Alexander De Croo konfirmoi të premten se restorantet dhe kafenetë do të rihapnin tarracat e jashtme nga 8 maji, me katër persona të lejuar në tryezë.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...