Google ADS

Kjo bimë sjell para dhe lumturi në shtëpinë tuaj

08:20 | 24 Prill 2021
Trina Galanxhi

Ekspertët e Feng Shui ju rekomandojnë që të merrni një zambak dhe ta mbani në shtëpi apo zyrë, në mënyrë që të nxirrni jashtë energjinë negative.

Në lidhje me lulen e zambakut, bukuria është vetëm një nga përfitimet e saj të shumta, sepse ajo ka edhe disa të mira të tjera, transmeton portal arbresh.info

Një prej tyre është zambaku paqësor.

Një bimë delicate e gjelbër që simbolizon paqen dhe pastërtinë. Është bimë dekorative, prandaj duhet të vendoset në dhomën që kaloni kohë më shumë.

Sipas feng shui, kjo bimë është një pastrues i shkëlqyeshëm i energjisë natyrore. Besohet se ka fuqinë për të shndërruar energjinë negative në pozitive dhe për të lehtësuar energjinë e konfliktit dhe mosmarrëveshjeve.

Gjithashtu, kjo bimë sjell prosperitet, para dhe mirëqenie, prandaj edhe rekomandohet që ta mbani në zyrë.

Shpesh quhet bima e “fatit të mirë”, sepse besohet se mund të lehtësojë dridhjet negative në hapësirë ​​dhe të pastrojë rrjedhën e energjisë.

Zambaku paqësor është gjithashtu në krye të listës kryesore të bimëve shtëpiake më të mira të rekomanduara nga shkencëtarët e NASA-s.

Një lule zambaku do dritë dhe nxehtësi, prandaj mbajeni afër dritares. Shmangni ekspozimin e bimës në ajër të ftohtë ose rrezet e diellit pasi gjethet mund të zverdhen.

Ujiteni lehtë dhe gradualisht, rreth një herë në javë. Nëse nuk e ujitni rregullisht, bima mund të thahet, por shumë ujë mund të shkaktojë kalbjen e rrënjës.

Të paktën një herë në javë, spërkatni gjethet me ujë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme