Google ADS

Mesazhi i fundit i Bashës për shqiptarët: Votoni të dielën dhe sillni ndryshimin

23:57 | 23 Prill 2021
Trina Galanxhi

Në minutat e fundit përpara se hynte në fuqi heshtja zgjedhore, kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte një mesazh të fundit për të gjithë qytetarët shqiptarë që ditën e diel do të votojnë për të zgjedhur Kuvendin dhe qeverinë e re.

“Diçka e veçantë po ndodh në Shqipëri dhe kjo falë jush! Votoni të dielën dhe sillni ndryshimin në Shqipëri! Votoni 9! SHQIPERIAFITON” shkruan Basha në Facebook. Nga mesnata futet në fuqi heshtja zgjedhore për t’ia lënë fjalën votës të dielën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme