Në Mbretërinë e Bashkuar, huamarrja publike arriti në 303.1 miliardë paund vitin e kaluar, niveli më i lartë që nga viti 1947, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra Britanike e Statistikave Kombëtare (ONS) njoftoi se huamarrja totale publike në vend nga prilli 2020 deri në fund të marsit 2021 u rrit me 246.1 miliardë në 303.1 miliardë paund.
ONS tha se ky është borxhi më i lartë publik me bazë vjetore që nga marsi i vitit 1947.
Më tej theksohet se në mars 2021, vendi huazoi në nivelin e 28 miliardë paund, duke përjashtuar bankat publike, dhe u regjistrua një rritje prej 21 miliardë paund në bazë mujore në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të ONS, në fund të marsit 2021 borxhi i përgjithshëm publik i Mbretërisë së Bashkuar, duke përjashtuar bankat publike, u rrit në një total prej 2 trilionë e 141 miliardë paund.
Kjo barazohet me 97.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Mbretërisë së Bashkuar.
Në Britani, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është aktualisht në nivelin më të lartë që nga fillimi i viteve 1960.
Në mars të vitit 2020, qeveria britanike vendosi të paguajë 80 për qind të pagave qytetarëve, me kusht që të mos kalojnë 2.500 paund për ata që nuk punojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak njoftoi se brenda fushës së aranzhimeve të fundit të buxhetit është vendosur të vazhdohet programi i mbështetjes së pagave deri në fund të shtatorit 2020.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...