Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vetëm një ditë para zgjedhjeve ka zhvilluar një takim me delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblese Parlamentare te OSBE.
Vëzhguesit e Asamblese Parlamentare të OSBE, do të jenë të dislokuar për monitorim të situatës në terren ditën e zgjedhjeve.
Kryetarja e LSI i bëri me dije për situatën shumë të rënduar,të ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale.
Ndër të tjera në këtë takim kryetarja e LSI-së ka kërkuar monitorim të posaçëm për disa zona te nxehta ne qytete te ndryshme te vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke përfshirë këtu bashkitë e qarkut Tirane, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.
Kryetarja e LSI ndau me ta bindjen për një fitore te thellë të opozitës ne 25 Prill dhe i ka falenderuar perfaqesuesit e Asamblese Parlamentare te OSBE për praninë e tyre, duke i inkurajuar për të monituar rreptësisht çdo fenomen qe cenon integritetin e këtyre zgjedhjeve./abcnews.al
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...