Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha të premten se Mbretëria e Bashkuar po e merr kontrollin e pandemisë së COVID-19.
“Ne jemi duke e kaluar këtë. Nuk ka dyshim që gjërat janë më mirë se sa ishin më parë”, tha Johnson, duke shtuar se ai mendoi që faza tjetër e rihapjes do të vazhdonte siç ishte planifikuar më 17 maj, me shpresë që të gjitha kufizimet të largohen më 21 qershor.
“Nuk ka dyshim që për momentin ne kemi filluar ta marrim mirë nën kontroll pandeminë, por ne duhet t’i përmbahemi qasjes sonë të kujdesshme”, shtoi ai.
Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar raportoi më shumë se dy mijë raste të enjten, një ndryshim drastik nga fillimi i janarit kur vendi regjistroi më shumë se 68 mijë raste, përcjell Telegrafi.
Deri më tani vendi ka regjistruar 4.4 milionë raste si pasojë e COVID-19 si dhe 127 mijë viktima.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...