Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për aktivitetet e sistemit prokurorial në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, në këtë takim ka prezantuar aktivitetet, planet dhe angazhimet tjera të sistemit prokurorial të Kosovës në ngritjen e vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi në periudhën e pandemisë aktuale të Covid-19.
Kryesuesi Maloku tha sëKëshilli Prokurorial i Kosovës përmes politikave të veta të mandatuara, në vazhdimësi angazhohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale të sistemit prokurorial me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.
Shefi i EULEX-it, Wigemark, tha se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të mbështetur sistemin prokurorial të Kosovës përmes këshillave dhe rekomandimeve për të forcuar këtë sistem.
Në të njëjtin takim u diskutua gjithashtu se si të forcohet efektiviteti, transparenca dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial dhe mundësia e ndihmës së EULEX-it në këtë drejtim.
Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm, andaj edhe shprehen gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?