“Stojko Paunovski është miku im personal, por unë do të kërkoj nga shërbimet e Qeverisë, nga zv.kryeministri Ljupço Nikollovski, nëse ka bazë për shkarkimin e tij, të fillojnë procedurat për shkarkimin e tij”.
Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pasi drejtori I Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski tha se edhe me koston e shkarkimit të tij, nuk do t’i pranojë të gjithë 35 administratorët me orar të plotë, të vendosen në drejtorin që ai e menaxhon.
“Është e papranueshme që të ketë polemika me zv.kryeministrin çdo ditë përmes mediave, dhe tani po shikoj edhe me kryeministrin. Është një sfidë që nuk lejohet. Ekziston një hierarki në qeveri, dihet se si duhet të funksionojnë gjërat”, tha Zaev.
Zaev beson se ekziston një bazë për shkarkimin e Paunovskit dhe pret që shërbimet të fillojnë procedurat.
“Unë them të njëjtën gjë, të njëjtën gjë thotë edhe zv.kryeministri Artan Grubi. Adiminstratorët shpërndahen sipas planeve të caktuara për integrimin e tyre në vetë institucionet. Vetë institucioni thotë përfundimisht – mundet, nuk mundet. Por të grindesh me zv.kryeministrin çdo ditë, dhe unë shoh, tani me kryeministrin, një drejtor i emëruar nga Qeveria, në kohën në të cilën jetojmë, është absolutisht e papranueshme”, tha Zaev.
Ndryshe, nga 1.349 administratorët që kanë marrë rroga duke qëndruar në shtëpi, 1.182 kanë pranuar të vendosen në institucionet shtetërore./Telegrafi/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...