Thaçi: Haxhiu ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike

14:50 | 23 Prill 2021
Arditë Shkodra

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi, ka reaguar pas  paralajmërimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shkarkimin e tij.

Thaçi ka thënë se Haxhiu ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike, pasi që ai është profesionist dhe nuk merret me politike, transmeton arbresh.info

Tutje, Thaçi ka thënë se rasti për të cilin ka folur Haxhiu është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm, për shkak se për të ka pasur ankand publik.

Madje ai thotë se Haxhiu ka qenë e njoftuar për këtë në mandatin e saj të kaluar.

Njoftimi i plotë:

Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë.

Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone .

Ky proces i nisur për te mirën e shërbimit korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro.

Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor.

Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë.

Të ngjashme