Google ADS

Alexei Navalnyt i kërkohet ta përfundojë grevën e urisë menjëherë

14:17 | 23 Prill 2021
Arditë Shkodra

Mjekët e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës Alexei Navalny e kanë nxitur atë që të përfundojë menjëherë grevën e tij të urisë, duke paralajmëruar se përndryshe ai mund të vdiste.

Në një deklaratë, të pestë thonë se u janë treguar rezultatet e testeve të tij mjekësore të kryera në 20 prill.

“Nëse greva e urisë vazhdon edhe për një kohë minimale, për fat të keq, ne thjesht nuk do të kemi askënd për të trajtuar së shpejti”, thonë ata.

Mijëra rusë u mblodhën të mërkurën duke kërkuar të lirohet Navalny, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 1,000 njerëz u arrestuan në një numër qytetesh, përfshirë kryeqytetin Moskë, sipas grupit të monitorimit të Rusisë OVD-Info.

Navalny, 44, u burgos në shkurt dhe po kërkon kujdes mjekësor për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje të këmbëve. Ai ka qenë në grevë urie për më shumë se 20 ditë.

Të ngjashme