Asnjë person nuk është gjetur në një gomone me rreth 130 persona në të, e cila është përmbytur në gjirin e Libisë, ka thënë organizata për ndihma SOS Mediterranee, më 22 prill.
Anija e kësaj organizate ka kërkuar zonën ku ka ndodhur incidenti, në verilindje të Tripolit, dhe ka gjetur të paktën 10 trupa.
“Prej kur kemi arritur në zonë, ne nuk kemi gjetur të mbijetuar dhe kemi parë të paktën 10 trupa në afërsi të anijes”, ka thënë Luisa Albera, koordinatore në këtë organizatë.
Sipas saj, organizata ka pasur vështirësi që të organizojë ekipet e shpëtimit, pasi është raportuar për tri anije në ujërat ndërkombëtarë të Libisë.
Më 21 prill, organizata ka dështuar të gjejë një varkë prej druri me 40 persona në të.
Javën e kaluar, të paktën 41 persona kanë vdekur kur një anije migrantësh është përmbytur në gjirin e Tunizisë.
Vetëm deri në këtë periudhë të vitit, më shumë se 350 persona kanë humbur jetën në rajonin e Mesdheut Qendror, pa përfshirë vdekjet e fundit, tregojnë të dhënat e Kombeve të Bashkuara.
Libia është vend i madh transit për shumë migrantë afrikanë, të cilët synojnë të kalojnë Mesdheun, për të arritur në Evropë. /REL/
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...