Google ADS

Basha: Rama, përgjegjës për atë që ndodhi në Elbasan

01:27 | 23 Prill 2021
Trina Galanxhi

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Open”, foli mbi ngjarjen e Elbasanit, ku i vdekur mbeti Pjerin Xhuvani, e u plagosën katër të terje, përfshirë dhe një police të forcave “Shqiponja”. Basha tha se ngjarje e djeshme, ka ndodhur pasi nuk ka reaguar në kohë policia dhe prokuroria, të cilat sipas tij, janë të politizuara. Ai tha ndër të tjera, se edhe Prokurori i Përgjithshëm e ka pranuar se Elbasani drejtohet nga bandat, e ngjarja e djeshme sipas tij, ka ndodhur për këtë arsye.

“Personi i cili dyshohet se është një nga qëlluesit është vetëdorëzuar në polici. Ju nuk i dini rrethanat e ngjarjes dhe ende policia nuk e dinë kush ka shtënë i pari. Ajo çka ndodhur në Elbasan e dinë elbasanasit për 8 vite, bandat janë bërë bashkë me Ramën për të ndalur të pashmangshmen.

Rama e dinë që është i humbur dhe ka aktivizuar të njëjtët kriminelë. Nëse policia nuk do të ishte e përgjunjur përballë bandave, e do të qëndronte 20 minuta duke mos bërë asgjë, por do të bënte që bëri SPAK-u dhe Prokuroria më pas, sepse shit-blerja e votës është krimi i rëndë elektoral. Kjo është e vërteta. Ju e dini fare mirë çfarë ndodh në atë qytet. Ju e dini çfarë tha Prokurori i Përgjithshëm, Elbasani kontrollohet nga bandat kriminale. Shkaktari i kësaj gjendje është njeriu që e ka kthyer Elbasanin në çiflig të një grupi kriminelësh.

Nëse shit-blerja e votës s’do të kishte ndodhur, as vrasja s’do të kishte ndodhur. Nëse policia do të bënte atë që bëri sot në Dibër, s’do të kishte viktima. Institucionet do të zbardhin shumë mistere të tjera. Nuk tregohet kush ka shtënë i pari. Kemi një polici në presion. Nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Nuk ka gjë që e shpëton. Që drejtësia të bëj punën e saj, policia, prokuroria, duhet të bëjnë punën e tyre. Nëse Prokuroria do bënte punën e saj, kjo ngjarje s’do të kishte ndodhur. Unë kam ardhur për të garantuar shqiptarët që pas 25 prillit dhe tutje, nuk do të kemi më zgjedhje që do të kthehen në arenë.

Ju keni ftuar këtu kandidatin për kryeministër, e as prokurorin. I keni të plota detajet e hetimit? As ju, e as unë. Deklarata e parë e policisë ishte që u arrestua, e jo u dorëzua. Ka ndodhur presion i jashtëzakonshëm politik, mbi Prokurorinë që të mos hetojë një nga bandat më famëkeqe. Rama e di që po i vjen humbja dhe kjo është ngjarja. Vrasjen nuk e vendosim ne, por gjykata. Ai është dorëzuar dhe e kam nga partnerët strategjikë, të cilët e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-s. Ai është vetëdorëzuar, ka thënë unë kam ndodhur në incident, jam përfshirë, nuk e di nëse arma ime ka vrarë a jo njeri. Kjo është e gjitha. Nëse Prokuroria dhe Policia do të bënin detyrën e vet, s’do të kishte viktima. Unë kërkoj hetim të plotë dhe të pavarur, të presim rezultatet e hetimit”, u shpreh Basha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme