Duke përmendur planet e veprimit dhe strategjitë e Turqisë për të frenuar efektet e ndryshimit të klimës, presidenti Recep Tayyip Erdoğan vuri në dukje se vendi pret një ulje të emetimit të gazit deri në 21 për qind deri në vitin 2030, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Samitin virtual të Liderëve mbi Klimën të organizuar nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, Erdoğan tha se Turqia është gjithashtu një nga vendet më të prekura nga ndryshimi i klimës, edhe pse nuk ka pasur një përgjegjësi historike për rritjen e gazrave serrë në atmosferë.
“Ndryshimi i klimës nuk po prek vetëm shtete të caktuara që po ndotin më shumë botën, por në të vërtetë ndikon në gjithë njerëzimin, duke filluar me vendet në kontinentin afrikan”, shtoi ai.
Duke theksuar veprimet e Ankarasë ndaj ndryshimit të klimës, ai kujtoi investimet intensive të Turqisë për të rritur zonat pyjore të vendit: “Ne kemi mbjellë një total prej 5,1 miliardë fidanësh për 18 vitet e fundit dhe kemi rritur sipërfaqen tonë pyjore nga 20,8 milionë në 22 milionë hektarë”.
Ai gjithashtu deklaroi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në aksionin global të klimës në kushte të barabarta me vendet e niveleve të ngjashme ekonomike.
Turqia është një vend kryesor në rajon për sa i përket energjisë së rinovueshme, shtoi ai, duke iu referuar investimeve të vendit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?