Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për sulm seksual

15:38 | 22 Prill 2021
L G

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji Nëntor 2020 deri më 20 Prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.

I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./arbresh.info/

Të ngjashme