Ministri i Jashtëm i Francës e paralajmëroi Rusinë të enjten se Bashkimi Evropian do t’i mbante përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, dhe autoritetet ruse, nëse vdes opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, si dhe do t’i vendoste sanksione të reja Rusisë.
Kritiku kryesor i Putinit, i cili vitin e kaluar i mbijetoi helmimit me agjent nervor, ka humbur peshë dhe i është përkeqësuar shëndeti pas mbajtjes së grevës së urisë në burg për tri javë. Aleatët e tij kanë thënë se Navalny mund t’i humbë veshkat ose të pësojë sulm në zemër.
“Ky sulm i pamëshirshëm ndaj Navalnyt është i papërballueshëm. Do t’i vendosim sanksionet e nevojshme dhe do të jetë përgjegjësi e z.Putin dhe e autoriteteve ruse. Shpresoj se nuk do të shkojmë në atë skaj”, tha kryediplomati francez, Yves Le Drian, i pyetur se si do të reagonte Evropa, nëse Navalny do të vdiste.
Duke i cilësuar veprimet e fundit të Moskës si zhvendosje autoritare, Le Drian gjithashtu tha se dërgimi i mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën duhet të adresohet përmes diskutimeve e jo përmes sanksioneve tash për tash.
“Ai (Putini) është një fqinj i çuditshëm, nganjëherë i rrezikshëm, por ai ende është aty, prandaj ne duhet të vazhdojnë të bisedojmë. Nuk mendoj se është dëshira e Rusisë që të kryejë veprime ushtarake kundër Ukrainës, por vendosja e trupave në kufi paraqet rrezik për aksidente”, shtoi Le Drian./express/
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...
Mustafa: Përfshirja më e madhe e Amerikës në Kosovë na sjell...
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...