Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi në një ceremoni të organizuar në kryeministri.
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.
“Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, përfaqësuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze, si dhe Grupi për Ballkan (BPRG), ndajnë objektiva të njëjta dhe konfirmojnë bashkëpunimin në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës për paqe dhe prosperitet”, njofton zyra e kryeministrit.
Në emër të Grupit për Ballkan (BPRG), memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv, Naim Rashiti. /arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...