Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur se kur do të hapen kafenetë, me përgjigje se një gjë e tillë varet nga situata epidemiologjike në vend.
Megjithatë ai me një dozë optimizmi shprehet se në rast se vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve, atëherë nuk përjashtohet mundësia që kafenetë të hapen javën tjetër.
“Nuk ka vendim konkret të Qeverisë, por duke marr parasysh se nuk ka vendim për zgjatjen e afatit me të cilin edhe është mbyllur, duhet sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme të hapen. Megjithatë kjo do të varet edhe nga numri i të infektuarve me Kovid-19 dhe sigurisht që presim edhe propozimin nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI)”.
“Ne besojmë se sipas trendit të infektimeve që ajo do të ndodhë sipas gjitha gjasave javën e ardhshme”, deklaroi Kreshnik Bekteshi në “Magazina Ekonomike”.
Pacolli: Një politikan nga Kosova i paska thënë një kryedipl...
Propozimi për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s...
Vullin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosov...
Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brie...
Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është...
Policia shpall në kërkim një të dyshuar për rrëmbim