Marrja e multivitaminave, probiotikëve ose suplementeve shtesë mund të zvogëlojë rrezikun për të patur një rezultat pozitiv të Covid-19, ka zbuluar një studim i ri.
Studiuesit analizuan të dhënat nga aplikacioni Covid Symptoms Study, i cili u publikua në Britani të Madhe, SHBA dhe Suedi, në mars të vitit 2020 dhe u gjet se personat që merrnin multivitaminë shtesë, veçanërisht gratë, kishin më shumë të ngjarë të dilnin negativë nga koronavirusi, transmeton portali arbresh.info
Aplikacioni mbështetet në informacionin e vetë-raportuar nga përdoruesit në një përpjekje për të kuptuar evolucionin e pandemisë dhe më shumë se 372,000 përdorues në Mbretërinë e Bashkuar u pyetën për përdorimin e rregullt të shtojcave dietike nga maji deri në korrik të vitit të kaluar, si dhe çdo informacion në rezultatet e testit Covid-19.
Studimi zbuloi se në përgjithësi 23,521 njerëz në grupin e Mbretërisë së Bashkuar testuan pozitivisht për Covid-19 dhe 349,199 testuan negativë.
Gjatë asaj periudhe kohore, 175,652 përdorues morën suplemente dhe multivitamina, dy të tretat (67 përqind) e të cilave ishin gra, dhe më shumë se gjysma ishin mbipeshë.
Studimi gjeti se marrja e multivitaminave shtesë rezultoi në një rrezik më të ulët për 14 përqind në raport me uljen e infeksionit Covid, acidet yndyrore omega-3 kishin 12 për qind rrezik të reduktuar, multivitaminat kishin 13 për qind dhe vitamina D shoqërohej me një nëntë për qind rrezik më të ulët të infeksionit .
Sidoqoftë, nuk u vërejtën efekte të tilla midis atyre që morën shtesa vetëm të vitaminës C, zinkut ose hudhrës.
Studiuesit kanë bërë thirrje që të kryhen prova të mëdha klinike për të studiuar më tej efektet e shtesave të vitaminave në infeksionin Covid-19 dhe rezultatet negative të testit./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...