Mbi 10 persona janë shoqëruar deri më tani, për t’u pyetur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, dje në Elbasan nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie, tashmë i arrestuar.
Ndërkohë në kërkim është shpallur Klement Xhaferri.
Xhaferri është një emër i njohur për policinë e Elbasanit dhe kryeqytetit, ka qenë i hetuar edhe nga prokuroria për një përplasje të ndodhur në Elbasan në 2017 kur pati të shoqëruar dhe ndaluar ku u rrezikua edhe jeta e një punonjësi të policisë në tregun agro-ushqimor në Elbasan.
Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, nga përplasje mes mbështetësve të PD dhe PS.
Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen. Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota. /TCH/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...