Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë, akuzohet për trafikim me njerëz

09:44 | 22 Prill 2021
M. A.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një të arrestuar në Prishtinë.

I njëjti akuzohet se ka kryer trafikim me njerëz.

“TRAFIKIM ME NJERËZ

Prishtinë 21.04.2021 – 16:16. Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme