Meghan, Dukesha e Sussex, thuhet se foli me Mbretëreshën Elizabeth II pas varrimit të Princit Philip gjatë fundjavës.
Meghan nuk ka marrë pjesë në varrimin e Prince Philip, sepse mjekët e rekomanduan atë të mos udhëtojë pasi mund të rrezikonte shtatzëninë, transmeton portal arbresh.info
Ajo është në pritje të fëmijës së dytë me Prince Harry.
Mediat shkruajnë se Meghan dhe djali i saj 23-muajsh Archie thuhet se telefonuan Mbretëreshën Elizabeth në fillim të kësaj jave për ta ngushëlluar dhe për t’u siguruar që ajo është mirë pas funeralit të burrit të saj.
Një burim i tha revistës People: “Meghan foli me Harry para varrimit të gjyshit të tij. Meghan dhe Archie gjithashtu folën me Mbretëreshën në fillim të kësaj jave”.
Harry, 36 vjeç, mori pjesë në funeralin e gjyshit të tij pa gruan e tij, ndërsa edhe u takua për herë të parë me disa nga anëtarët e familjes së tij, pasi vendosi që të jetojë në Kaliforni.
Harry dhe familja e tij vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të acaruara që pas intervistës në të cilën zbuluan shumë sekrete rreth Familjes Mbretërore./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...