Google ADS

Vdes një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Hajvali

08:41 | 22 Prill 2021
M. A.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se ka vdekur një i burgorus në qendrën e paraburgimit në Hajvali.

Në raport thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike, raporton arbresh.info.

“Është raportuar nga QKUK se nga data 17.10.2021 ka qenë i hospitalizuat një person i cili ka qenë duke vuajtur burgun në qendrën e paraburgimit në Hajvali dhe më datë 20.04.2021 i njëjti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes kronike”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML  për obduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme