Rikthehen reshjet gjatë pasdites

08:03 | 22 Prill 2021
V. S.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 16°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe qyteteve kryesore të botës/TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme