Kryeparlamentari Talat Xhaferi potencoi se nuk do të lejojë që Kuvendi të jetë i kushtëzuar. Ai mes tjerash tha se ka bërë propozim për ndryshimin e rregullores me rregulla të përkohshme që deputetëve të prekur nga Covid-19 tu mundësohet pjesëmarrja nëpërmjet platformave online, por propozimi është kundërshtuar një zëri nga opozita.
“Kam bërë propozim për ndryshim të rregullores me rregulla të përkohshme që në situata të caktuara kur deputetët do të jenë të penguar që të vinë për shkaqe shëndetësore të prekur nga pandemia t’u mundësohet pjesëmarrja dhe vendimmarrja në Kuvend në mënyrë virtuale përmes platformave online, opozita një zëri pa përjashtim e patë kundërshtuar atë mundësi dhe përfundimisht erdhëm në situatë që të kushtëzohemi. Unë që nga deklarata e parë 27 prill të vitit 2017 kur jam zgjedhur kryetar Kuvendi kam deklaruar që do të jem kryetar i Parlamentit i të gjithë deputetëve që janë në Parlament dhe i gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe se nuk do të lejoj në të ardhmen që Parlamenti të jetë i kushtëzuar”, deklaroi Talat Xhaferi – kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. /Tv 21
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...