Google ADS

Përfundon afati i thirrjes për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

17:20 | 21 Prill 2021
M. A.

Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi.

Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme