Prishtinë, aksidentohet vetura e policisë, lëndohet një polic

17:12 | 21 Prill 2021
A. B.

Si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, njëra nga to zyrtare, ka pësuar lëndime trupore një zyrtar policor në Prishtinë.

Zyrtari policor që ka pësuar lëndime trupore ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme