Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim kryetarin e Odës së Avokatëve, Behar Ejupi, nënkryetarin, Naim Rudari, kryetarin e degës regjionale të Gjilanit, Flamur Ahmeti.
Në këtë takim u diskutuan çështjet me interes të përbashkët, duke theksuar edhe problemet që ekzistojnë në avancimin dhe bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, si atë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial.
Është diskutuar për tarifat e avokatëve të angazhuar sipas detyrës zyrtare, për mundësinë e zgjatjes së kohës së vizitave për avokatët në qendrat korrektuese.
Pa anashkaluar, rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe plotësim ndryshimit të Ligjit për Avokatinë dhe çështjet tjera qe ndërlidhen me bashkëpunimin më te mirë me profesionet e lira, përmbaruesit dhe noterët.
Gjithashtu përfaqësuesit nga Oda e Avokatëve u shprehën të gatshëm për të kontribuar me komentet e tyre në projekt kodin e procedurës penale.
Ministrja e Drejtësisë ndër të tjera adresoi çështjet e bashkëpunimit, çështjen e mbrojtjes më të mirë të të drejtave të palëve nga avokatët të angazhuar sipas detyrës zyrtare; plotësim ndryshimet ne ligjet për ndihmë juridike falas, për çka u potencua edhe ndihma falas për viktimat e dhunës në familje, ndaj grave dhe dhunës gjinore.
Në kuadër të krejt këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për më shumë bashkëpunim duke e konsideruar njashtu të rëndësishme edhe trajtimin rreth e integritetit të avokatëve. /arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...