Era Istrefi merr vaksinën anti-covid

16:20 | 21 Prill 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Por ajo është aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë fotografi apo video nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Së fundi , Era ka njoftuar se është vaksinuar kundër Covid-19.

Ajo nuk ka bërë të ditur vendin se ku e ka marrë këtë vaksinë anti-COVID, por që me gjasë është në Shqipëri, duke qenë se Kosova ende nuk ka në dispozicion shpërndarje të vaksinave për popullatën e re.

Era përndryshe që nga koha e pandemisë nuk ka qenë shumë aktive në muzikë – ndikuar edhe nga situata që përshkroi estradën me përhapjen e virusit famëkeq. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme