Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme me 92 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” ka sjellë vendim për të shpallur gjendje krize në një pjesë të territorit të vendit.
Ky vendim është sjellë për shkak të numrit të madh të emigrantëve që hyjnë transit në vendin tonë, si dhe për të mbrojtur shëndetin publik në kushte të pandemisë.
Kuvendi gjithashtu mori vendim për dërgim të përfaqësuesve të Armatës në operacione ndërkombëtare të OKB-së në Liban.
Në lidhje me këtë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski, tha se duhet të kihet kujdes se çfarë persona dërgohen në këto misione, pasi ata e përfaqësojnë shtetin.
Kuvendi gjithashtu solli vendim për emërim të kryetarit, nëntkryetarit dhe zv.anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime./Telegrafi/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I