Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Fillimisht, ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Kolly për vizitën e bërë dhe gjithashtu u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e mirë që ka pasur deri më tani shteti zviceran me Republikën e Kosovës.
Më tutje, gjatë këtij takimi, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin z.Kolly lidhur me prioritetet e ministrisë në forcimin të rendit dhe sigurisë.
Në anën tjetër, ambasadori Thomas Kolly theksoi se ky bashkëpunim që ka ekzistuar deri më sot në mes të dy vendeve, do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se do të mbesin në kontakt të rregullt me qëllim të jetësimit të projekteve konkrete në fushën e sigurisë./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?