Google ADS

NBA: Clippers dhe New York Knicks vazhdojnë me fitore

16:06 | 21 Prill 2021
A. B.

Los Angeles Clippers vijojnë të shfaqin formë të mirë në këtë fazë të fundit të sezonit të rregullt të NBA-së.

Skuadra kaliforniane, e udhëhequr nga Paul George, autor i 33 pikëve dhe 11 “rebound”, fituan 113-112 ndaj Portland Trail Blazers në një sfidë shumë të luftuar e që u vendos në sekondat e fundit, me McCollum që nuk mundi të realizonte në gjuajtjen e fundit, e cila do t’u jepte suksesin Blazers.

Edhe pse vazhdojnë të vuajnë mungesat e Kevin Durant e James Harden, Brooklyn Nets triumfuan 134-129 kundër New Orleans Pelicans. Sfidë kjo që anoi më shumë nga spektakli sesa nga loja mbrojtëse. Te Nets spikati me 32 pikë Kyrie Irving, ndërsa për të zotët e shtëpisë nuk mjaftuan 33 pikët e Zion Williamson.

Vjen fitorja e shtatë radhazi për New York Knicks, aktualisht të pestët me Konferencën e Lindjes, që iu imponuan 109-97 Charlotte Hornets. Vendimtar me 24 pikë RJ Barrett, ndërsa për Hornets më i miri rezultoi PJ Washington me 26 pikë.
Atlanta Hawks vazhdojnë të tregojnë formë të mirë, duke fituar 112-96 ndaj Orlando Magic falë 25 pikëve Trae Young dhe “double-double” të Clint Capelas, që e mbylli takimin me 14 pikë dhe 19 “rebound”.

Sukses edhe për Minnesota Timberwolves përballë Sacramento King me rezultatin 134-120. Spikati me 28 pikë “rookie” Anthony Edwards, pa harruar edhe 26 pikë e 18 “rebound” të Karl-Anthony Towns.

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Orlando Magic 112-96

New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 129-134

New York Knicks – Charlotte Hornets 109-97

Portland Trail Blazers – Los Angeles Clippers 112-113

Sacramento Kings – Minnesota Timberwolves 120-134

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme