Ministri i Jashtëm gjerman nesër në Kosovë

16:12 | 21 Prill 2021
L G

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas nesër pritet të vijë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajmin për arbresh.info e kanë konfirmuar burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Gjatë kësaj vizite Maas, do ketë takime me krerët e shtetit.

Ndërsa takimin me homologen e tij, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla siç mëson arbresh.info pritet ta ketë në ora 17:00.

Ndryshe, ministri gjerman për Evropë, Michael Roth ka thënë se Gjermania do të angazhohet edhe më tej me vendosmëri për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Roth në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se shpreson që në Bashkimin Evropian së shpejti do të arrijnë një vendim për këtë./arbresh.info/

Të ngjashme