Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Gjatë këtij takimi është diskutuar për progresin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.
Ministrja Gërvalla ka njoftuar Bregun dhe përfaqësuesit e RCC-së me prioritetet e Kosovës karshi agjendës evropiane. Ministrja e ka konsideruar të vlefshme secilën përpjekje që ndihmon vendet e Ballkanit të avancojnë në këtë drejtim dhe ka theksuar se përfshirja e Kosovës mund të bëhet vetëm me një përfaqësim të barabartë të saj në të gjitha nismat.
Nga ana tjetër, Bregu ka shpjeguar idenë e Tregut të Përbashkët Rajonal me qëllim të krijimit të një rajoni më konkurrues dhe më afër tregjeve të Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të