Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Ambasadori Abbott i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me rastin e marrjes së detyrës së udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës.
Në letër urim, kryeministri Johnson e vlerëson lart miqësinë e afërt historike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai rithekson zotimin e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në vazhdim të letrës, kryeministri Johnson shpreh vullnetin për të punuar së bashku me kryeministrin Kurti, për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit e prosperitetit për Kosovën dhe të rajonit. Ai thekson se mirëpret dhe mbështet prioritetet e përcaktuara nga qeveria për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në përmbyllje të urimit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shpreson që rezultati historik nga zgjedhjet e 14 shkurtit do të ofrojë mundësi të reja për Kosovën për progres në dialogun me Serbinë. Ai rithekson se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike për të mbështetur kryeministrin Kurti në programin ambicioz të reformave.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan për hapat konkret për bashkëpunimin e mëtejmë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./arbresh.info/
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat