Google ADS

Kryeministri Kurti do të udhëtojë për në Bruksel, do të takohet me zyrtarë të BE-së

12:46 | 21 Prill 2021
V. S.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, javën e ardhshme pritet të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas Kryeziut, në këtë vizite Kurti do të takohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), por jo edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe  Vuciq”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme