Google ADS

Komandanti i KFOR-it dhe ministri i Brendshëm flasin për sigurinë në Kosovë

12:35 | 21 Prill 2021
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Ky takim ka qenë njoftues dhe është diskutuar për çështjen e sigurisë në Kosovë, shkruan arbresh.info.

“Ministri Sveçla falënderoi Federici për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit. Ai gjithashtu njoftoi Gjeneral Majorin, Franco Federici lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendëshme si luftimin dhe parandaminin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, njofton MPB.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej./arbresh.info/

Të ngjashme