Shënohet numri më i madh i rasteve të reja me COVID-19 në botë në javën e fundit

12:26 | 21 Prill 2021
V. S.

Bota shënoi rekord 5,236,922 raste të reja me Covid-19 gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas të dhënave të botuara të martën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton Cnn.

Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm për rastet e reja në një javë prej 5.04 milionë, vendosur javën e 4 janarit 2021.

Rastet u rritën në të gjitha rajonet e OBSH-së përveç Evropës, e cila pa një rënie prej 3% të rasteve. Rritja më e madhe e rasteve ndodhi në rajonin e Azisë Jug-Lindore, ku numërimi i rasteve u rrit 57% gjatë javës së kaluar.

OBSH tha se një shpërthim i vazhdueshëm në Indi duket se po nxit numrin e rasteve në rajonin e Azisë Jug-Lindore. Rastet e reja në Indi përbënin 94% të rasteve të reja në rajon dhe gati 28% të rasteve të reja në të gjithë botën.

Vdekjet globale nga Covid-19 kaluan 3 milionë në javën e kaluar. Sipas OBSH-së, u deshën nëntë muaj që bota të prekë milionin e parë të vdekjeve me Covid-19 dhe vetëm tre muaj të regjistrojë milionin e saj më të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme