Google ADS

611 gjoba për mosmbajtje të maskave

11:33 | 21 Prill 2021
V. S.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 46 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 611 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme