Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur pasi në pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e kësaj partie, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafitin: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.
Bajqinovci në T7 tha se PDK-ja mund te ketë gisht në këtë, pasi sipas tij, kjo parti disa herë ka kërkuar që Grainca ta dorëzojë mandatin e deputetit.
“Kjo po dihet që PDK-ja mund të ketë gisht në këtë, pasi deklaroi disa herë që ajo duhet ta dorëzojë mandatin. Po shpresojmë që do të ketë reagime të fuqishme ndaj kësaj gjuhe që është shënuar në muret e shtëpisë së Adelina Grainca”, tha Bajqinovci.
Ai tha se nuk ka biseduar ende me deputeten e VV-së në lidhje me këtë, por shpreson se shoqëria civile dhe akterë të ndryshëm të reagojnë ndaj kësaj gjuhe seksiste.
“Fidan po e sheh që para një orë opionioni publik është njoftuar se Adela Granica komplet shtëpia dhe muret jashtë u janë shënuar fjalë edhe seksiste, por besoj që do të ketë reagime. Po të ishte për dikë tjetër, reagimi do të ishte më agresiv. Kur kemi të bëjmë me seksizëm, reagimet ishin shumë agresive ditë më parë për individë të ndryshme. Besoj që do të ketë reagime nga shoqëria civile dhe nga mediat për këtë rast. Këtu po shohim që ka më shumë seksizëm sesa politik”, tha Bajqinovci.
Kujtojmë se grafiti me përmbajtje seksiste, i shënuar në murin rrethues të shtëpisë së familjes Grainca në Ferizaj, shpreh urrejtje ndaj deputetes, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente më 4 prill.
Adelina Grainca, u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.
Por, rreth dy javë ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në ditën e zgjedhjes së Osmanit presidente, ajo zgjodhi të ndërronte subjektin politik. Kaloi nga radhët e PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit