Më se e dashuruar, kënga e re e Melisës i dedikohet Andit?

19:57 | 20 Prill 2021
A. B.

Melisa Lleshi i ka hyrë botës së muzikës duke bërë ‘boom’ me këngën “U kry”.

Me zërin e saj të talentuar, ajo bëri për vete fansa të shumtë.

Risitë e saj në tregun muzikor nuk kanë të ndalur.

Minuta më parë ndau një imazh në të cilin tregoi se është gati për këngën e re.

“E ti po m’don” shkroi ajo duke e bërë një provokim për fansat pasi vendosi shkronjën A, e cila sigurisht është dedikim për Andin.

Kujtojmë, pati zëra për një kurorëzim mes çiftit, por akoma nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë aspekt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme