Google ADS

31 viktima dhe 700 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

16:18 | 20 Prill 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.171 testime dhe janë regjistruar 766 raste të reja me coronvirus.

Prej rasteve të reja 252 janë në Shkup, Manastir 80, Kumanovë 64, Prilep 41, Veles 36, Strumicë 33, Shtip 28, Tetovë 27, Gostivar, Kavadar dhe Ohër 26, Koçani 23, Kërçovë dhe Gjevgjeli 13, Strugë 12, Sveti Nikole dhe Radovish 10, Kriva Pallankë dhe Vinicë 6, Negotinë 5, Vallandovë, Bogdanci, Krushevë dhe Demir Hisar 4, Berovë 3, Resnjë, Dellçevë dhe Pehçevë 2, Dibër, Kratovë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.118 pacientë të shëruar dhe 31 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur tetë janë nga Shkupi, 4 nga Manastiri, 3 nga Kumanova, nga 2 në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçani dhe nga 1 në Veles, Strugë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.

Që nga fillimi i pandeminsë në Maqedonia gjithsej janë diagnostifikuar 147.995 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 124.828 janë shëruar dhe 4.509 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 18.658 raste aktive./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme