Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të raportojë para Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës.
Kështu tha të martën shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së , Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,shkruan arbresh.info.
Ai u shpreh se ministri Vitia duhet të raportojë se pari në komisionin për shëndetësi e pastaj në Kuvend.
” Sot u vendos që të hënën të këtë një seancë ku do të diskutojmë për menaxhimin e pandemisë. Ne si Aleancë kemi kërkuar që ministri Vitia të ketë një raportim para Komisionit për Shëndetësi, para se të mbahet debati në seancën e Kuvendit”, tha Tahiri.
Ai, foli edhe për letrën e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilën flitet për kompromis në dialog me Serbin.
Ai, tha se Kosova ka bërë mjaft kompromise deri tash.
” Çështja e dialogut është çështje e qeverisë. Kërkesa jonë është që qeveria në merret me sigurimin e vaksinave dhe menaxhimi i pandemisë, ndërsa lidhur më çështjen e dialogut, duhet ta merr përsipër qeveria, pastaj për kompromise ato kanë ndodh më herët”, përfundoi Tahiri para medieve./arbresh.info/
Policia kontrolle në zyrat e Netflix në Holandë dhe Francë
Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në...
Kurti dhuron gjak, për nderuar kujtimin e Astrit Deharit
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...