Google ADS

101 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

09:30 | 20 Prill 2021
V. S.

101 pacientë të prekur me COVID-19 po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në kuadër të Spitalit të Pejës.

74 nga këta pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse katër pacientë në CPAP.

Postimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 547 Vizita Specialistike;

– 47 Pranime;

– 285 Pacientë të Hospitalizuar;

– 6 Lindje, 1 vajzë dhe 5 djem;

– 8 Operacione;

– 43 Hemodijaliza;

– Analiza: 336 pacientë që kanë bërë 4,829 analiza;

Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:

– 101 pacientë me Covid 19 të shtrirë;

– 74 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;

– 4 pacientë me Covid 19në CPAP;

– 12 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë;

– 7 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme