Google ADS

Pandemia anuloi më shumë se 600 mijë operacione në Itali

07:31 | 20 Prill 2021
Trina Galanxhi

Më shumë se 35 milionë italianë që kanë pasur probleme me sëmundje tjera shëndetësore jo të lidhura me koronavirusin, kanë hasur në vështirësi për trajtim për shkak të pandemisë, tha Fondacioni Italia e Shëndetshme, e cila zhvilloi kërkime mbi pasojat e pandemisë në sistemin shëndetësor të vendit.

Sipas gazetës Fato Cotidiano, rreth 10 milion ekzaminime të pacientëve u anuluan ose ata anuluan ekzaminimet vetë, ndërsa 400,000 njerëz nuk mund të merrnin trajtim në spitale, transmeton portali arbresh.info

Në të njejtën kohë 600 mijë operacione janë anuluar dhe 10 milionë italianë nuk kanë mundur të pranohen në spital.

Studimi ka theksuar se pandemia ka ndryshuar disa zakone të italianëve.

Tani më shumë se gjysma e qytetarëve nuk shkojnë në dyqane, 60 përqind e shmangin trafikun, 7 në 10 persona zgjodhën të mos rrinin në një shtëpi me miqtë pse të afërmit dhe 6 nga 10 persona kanë shmangur institucionet mjeksore nga frika e infeksionit.

Së fundmi, një në katër italianë ka një dilemë në lidhje me rëndësinë e vaksinës për parandalimin e Covid-19 ose absolutisht refuzon imunizimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme