Google ADS

Indonezia perëndimore u godit nga një tërmet me madhësi 6 ballë

07:18 | 20 Prill 2021
Trina Galanxhi

Një tërmet me magnitudë 6 shkallë ka tronditur rajonin e Nias në Indonezinë perëndimorë, tha Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

EMSC deklaroi se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash pasi kishte raportuar më parë një thellësi prej dy kilometrash dhe një madhësi prej 5.9, transmeton portali arbresh.info

Tërmeti ishte 325 kilometra në jugperëndim të qytetit të Padang Sidempuan në Sumatrën e Veriut. Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi viktimat dhe dëmet e mundshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme