Rreth 200 militantë janë vrarë në një sulm të forcave ajrore ruse në dy baza pranë vendit arkeologjik në Palmira të Sirisë.
Kjo u njoftua nga Zëvendës Drejtori i Qendrës Ruse për Pajtimin e Palëve Kundërshtare në Siri, Alexander Karpov, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se rreth 500 kilogramë municion u shkatërruan në sulm, si dhe një sasi e konsiderueshme armësh, municioni, automjete dhe përbërës për prodhimin e pajisjeve shpërthyese.
“Bazuar në informacionet nga inteligjenca, është përcaktuar se militantët po krijonin një bazë sekrete pranë Palmiras që kishte për qëllim trajnimin e grupeve për kryerjen e sulmeve terroriste në pjesë të ndryshme të vendit dhe prodhimin e paisjeve shpërthyese”, tha ai.
Ai shpjegoi se militantët po përgatisin sulme terroriste ndaj institucioneve qeveritare në qytete më të mëdha përpara zgjedhjeve presidenciale të 26 majit.
Ai theksoi se militantët po stërviten në vende që nuk kontrollohen nga qeveria Siriane, përfshirë zonën Al-Tanf, e cila kontrollohet nga SHBA./arbresh.info/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell