Klopp për Superligën: Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem pjesë e Ligës së Kampionëve

21:44 | 19 Prill 2021
A. B.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reaguar ndaj krijimit të Superligës Evropiane.

Ai ka thënë se qëllimi i tij ka qenë gjithmonë të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Unë kam të njëjtin mendim për SuperLeague. Është e vështirë, njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë nuk jam përfshirë. Liverpool është më shumë se disa vendime. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem pjesë e Ligës së Kampionëve. Më pëlqen ideja që West Ham mund të luajë në UCL” – tha Klopp për BBC.

Kujtojmë se pjesë e kësaj lige është edhe Liverpooli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme